Licencimi në Linjat e Transportit Ndërqytetës

You are here

 LICENCIMI NË LINJAT E TRANSPORTIT NDËRQYTETËS

 

Aplikimi për herë të parë

Me anë të këtij shërbimi subjektet pajisen për herë të parë me licencë për transport ndërqytetës udhëtarësh.

Aplikimi për licencim në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Licencimi në linjat e transportit ndërqytetës”.

Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania dokumentet si më poshtë:

  1. Subjektet aplikuese duhet të kenë statusin e personit juridik;
  2. Kërkesën për aplikim, vetëm sipas Lidhjes 6;
  3. Vetdeklarim i përfaqësuesit ligjor të subjektit, vetëm sipas Lidhjes 7/1;
  4. Vetdeklarim i drejtuesit të veprimtarisë, vetëm sipas Lidhjes 7/2;
  5. Dokument/garanci bankare, ose Dokument i lëshuar nga shoqëri sigurimi, që vërteton gjendje të qëndrueshme financiare, i cili duhet të jetë me vleftë 140 000 lekë për mjetin e parë dhe 70 000 lekë për çdo mjet tjetër shtesë;
  6. Certifikata e kompetencës profesionale për drejtuesin e veprimtarisë, kur është dhe administrator, dhe kontratë për një periudhë të paktën 5 vjeçare, nëse është një person i punësuar në këtë subjekt;
  7. Regjistrimi në Regjistrin Tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Bisnesit, ku objekti i veprimtarisë duhet të jetë “Për Transport Udhëtarësh brenda vendit”;
  8. Licenca e Agjencisë, për shërbimin e udhëtarëve brenda vendit, ose Kontratë me një agjenci transporti;
  9. Vërtetim nga administrata tatimore dhe nga bashkia përkatëse për shlyerjen e detyrimeve tatimore (dokumenti do të gjenerohet nëpërmjet ndërveprimit institucion me institucion nga sistemi i qarkullimit të dokumenteve me nënshkrim elektronik SQDNE);
  10. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) për administratorin dhe drejtuesin teknik të shoqërisë; (dokumenti do të gjenerohet nëpërmjet ndërveprimit institucion me institucion nga sistemi i qarkullimit të dokumenteve me nënshkrim elektronik SQDNE);
  11. Dokument i lëshuar nga gjykata, i cili të vërtetojë se administratori dhe drejtuesi teknik i shoqërisë nuk janë në proces penalMjetet me të cilat aplikohet duhet të kenë shlyer taksën vjetore të mjeteve pranë DPSHTRR-së.

Për numrin e nevojshëm të mjeteve të kërkuar për shërbimin që do të operohet, për secilin mjet dhe drejtues mjeti, dokumentet si më poshtë:

  1. Leja e qarkullimit për çdo mjet. Nëse mjeti nuk është në pronësi, marrëdhënia e qirase duhet të jetë e pasqyruar në lejen e qarkullimit;
  2. Certifikata e kontrollit teknik të mjetit;
  3. Akt-vlerësimi komoditeti në transportin brenda vendit;
  4. Çertifikata e kalibrimit të tahografit të mjetit;
  5. Regjistrimin në QKB të mjetit;
  6. Kontratë pune me drejtuesin e mjetit;
  7. Policë sigurimi për Sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik;
  8. Policë sigurimi per Sigurimin e përgjegjësisë për dëmet shkaktuar palëve të treta të pronarit/përdoruesit të mjetit.

Në përfundim të shqyrtimit, në rast miratimi të aplikimit subjektet pajisen me Licencë operimi në transportin ndërqytetës. Subjekti mund të gjurmojë statusin e aplikimit në platformën e-Albania nëpërmjet numrit unik të aplikimit. Licenca gjenerohet me vulë elektronike dhe mund të shkarkohet në sistemin elektronik eTransport dhe e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Afati i vlefshmërisë:          5 vjet.

Tarifa:                                75,000 lekë.

 

Aplikimi për rinovim

Me anë të këtij shërbimi subjektet aplikojnë për rinovimin e afatit të licencës për transport ndërqytetës udhëtarësh.

Aplikimi për licencim në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Licencimi në linjat e transportit ndërqytetës”.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim është i njëjtë me dokumentacionin për aplikimin për here të parë për pajisje me licencë për transport ndërqytetës.

Në përfundim të shqyrtimit, në rast miratimi të aplikimit subjektet pajisen me Licencë operimi në transportin ndërqytetës. Subjekti mund të gjurmojë statusin e aplikimit në platformën e-Albania nëpërmjet numrit unik të aplikimit. Licenca gjenerohet me vulë elektronike dhe mund të shkarkohet në sistemin elektronik eTransport dhe e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”.

 

Afatii vlefshmërisë:          5 vjet.

Tarifa:         75.000 lekë.

 

Aplikimi për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje

Me anë të këtij shërbimi subjekti aplikon për pajisje me dublikatë me licencë për transport ndërqytetës në rast dëmtimi/ humbje.

Aplikimi kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Dublikatë licence/certifikatë për transportin ndërqytetës”.

Për pajisjen me dublikatë subjekti ngarkon në platformën e-Albania:

  • Kërkesën e arsyetuar për lëshimin e dublikatës dhe dokumente provuese.

Në përfundim të aplikimit, subjekti pajiset me licencë dublikatë, me afat të njëjtë me licencën ekzistuese. Dokumenti gjenerohet me vulë elektronike dhe mund të shkarkohet në sistemin elektronik eTransport dhe e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Afati i vlefshmërisë:    I njëjtë me afatin e licencës që dublikohet.

Tarifa:                         30 % e vlerës së licencës që dublikohet.

 

Aplikimi për ndryshim të licencës së transportit ndërqytetës

Me anë të këtij shërbimit subjektet aplikojnë për ndryshimin e licencës për transport ndërqytetës udhëtarësh dhe subjekti pajiset me licencë të re.

Aplikimi për licencim në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Licencimi në linjat e transportit ndërqytetës”.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim është:

  1. Vendimi që vërteton miratimin e kërkesës për ndryshim licence.

Në përfundim të shqyrtimit, subjekti pajiset me licencë të re sipas vendimit të miratimit. Dokumenti gjenerohet me vulë elektronike dhe mund të shkarkohet në sistemin elektronik eTransport dhe e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”.

 

Afati i vlefshmërisë:     I njëjtë me afatin e licencës që ndryshohet

Tarifa:                            30 % e vlerës së licencës së transportit ndërqytetës.

 

 

Baza ligjore:

  1. Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
  2. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 325, datë 19.3.2008 "Për Miratimin e Rregullave për Pranimin në Veprimtarinë e Operatorit të Transportit Rrugor të Mallrave dhe të Udhëtarëve, si dhe për Njohjen e Dokumenteve Zyrtare, të Caktuara për Këta Operatorë", i ndryshuar;
  3. Udhëzimi nr. 5627, datë 18.11.2016, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar;
  4. Udhëzimi nr. 5628, datë 18.11.2016 "Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse", i ndryshuar;
  5. Urdhëri nr. 318, datë 02.11.2020 "Për delegim kompetence", i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

 

 

 

 

 

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga