Rezultate Pozitive në Uljen e Viktimave në Aksidentet Rrugore

You are here

Rezultatet pozitive nuk bien nga qielli, ato arrihen me punë.

Bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Policisë Rrugore, krah për krah me organizatat vullnetare të Edukimit mbi Sigurinë Rrugore e Trafikun, ka sjellë një shkallë të re ndërgjegjësimi e vetëdijeje mbi rrezikun dhe përgjegjësinë, mbi sjelljen në qarkullim rrugor, duke paraprirë panoramën fantastike të rënies së qendrueshme të aksidenteve rrugore.

Krahasuar me një vit më parë, në 9-mujorin e 2022-shit, 29 jetë njerëzish të fituara. 

  • Më pak aksidente rrugore nga drejtuesit nën 25 vjeç të mjeteve dhe nga të sapopatentuarit!
  • Më pak aksidente rrugore me pasoja dhe më pak fatalitete!
  • Më pak qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja!
  • Tregues pozitiv për të gjitha grupmoshat e drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të rrugës!

 Krahasuar me vitin 2021:

23% më pak viktima për 1 milion banorë dhe 19% më pak viktima në aksidente.

32% më pak aksidente rrugore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, 14% më pak se në 2021.

29% më pak qytetarë të përfshirë në aksidentet rrugore krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin 2018, 10% më pak se në vitin 2021.

Këto rezultate fantastike, kur përdoruesit e rrugës dhe mjetet rrugore vetëm rriten, shtuar dhe fluksit tranzit sezonal e turizmit, ndërsa aksidentet rrugore ulen. 

Provojnë se ky sukses s’do qe i mundur pa faktorët e mëposhtëm: Kulturë Trafiku, me aktivitete e programe edukative anembanë vendit. Kontroll rrugor më efikas dhe masa më të forta e transparente. Leje Drejtimi më të merituara. Mjete rrugore më të sigurta. Rrugë dhe sinjalistikë më e mirë.

 

Video: 

Java Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore

Të lidhura


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga