Rimarrja e Lejes së Drejtimit

You are here

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! 

Vetëm 164 persona nga 1,264 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022- Qershor 2024!

Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 35 riregjistrime, u paraqitën 19 kandidatë ku vetëm 5 prej tyre rezultuan fitues!

1,264 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.9% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!

 S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT!

Koka bën, koka pëson! 

Angari e kosto që mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon

Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja

 MËSO Programin e Normave të Sjelljes dhe USHTROHU me Simulim Online të Testit të Normave të Sjelljes, në web:

https://lejedrejtimi.dpshtrr.al

Shkarko aplikacionin në mobile:

Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.dpshtrr.lejedrejtimi&hl=it/

App Store: https://apps.apple.com/.../leje-drejtimi.../id6445901254

VLERËSO përgjegjësinë e Lejes së Drejtimit duke zbatuar Kodin Rrugor!

TË UDHËTOJMË TË SIGURT! Libërthi i Shoferit: https://www.dpshtrr.al/te-reja/botime/te-udhetojme-te-sigurt

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga