Siguria Rrugore

You are here

Së shpejti "Manualet Edukative mbi Sigurinë Rrugore”!

   

Siguria Rrugore, pjesë e orëve mësimore në çdo vit shkollor parauniversitar! 

Marrëveshje bashkëpunimi midis DPSHTRR dhe Policisë së Shtetit!

Marrëveshje bashkëpunimi midis DPSHTRR dhe Policisë së Shtetit! Për rrugë më të sigurta!

Vox Pop pas testimit të praktikës për lejen e drejtimit!

    Qëndrojmë pranë qytetarëve përmes anketimeve të shpeshta, pasi marrin shërbim nga drejtoritë tona. Kësaj here pyetëm aplikantët për Leje Drejtimi pas Provës së Praktikës në Tiranë, ku zhvillohen rreth 35% të testimeve në rang vendi.

Njoftim për qytetarët!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor rikujton të gjithë ata qytetarë që prej kohësh nuk qarkullojnë më me mjetin e tyre ose nuk do të qarkullojnë për një kohë të gjatë në vijim, të çregjistrojnë mjetin përkohësisht

Një ditë në Këndin Statik të Sigurisë Rrugore në Vlorë!

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në Vlorë, në ambientet e Shkollës Industriale “Pavarësia”, investimi ynë për programet edukative mbi trafikun, tashmë një nga destinacionet e preferuara të vogëlushëve!

Takim me përfaqësues të koncesionarëve!

Takim në #DRSHTRRTiranë me përfaqësues të subjekteve koncesionarë të mjeteve ku u diskutuan çështje të lidhura me ndryshimet në VKM nr. 153, udhëzime të MIE.

Siguria Rrugore në shtëpinë e kampionëve të KS Tirana!

   

Edhe në fundjavë në punë!

Ekipi i Sigurisë Rrugore të DPSHTRR në shtëpinë e kampionëve të KS Tirana!

U zhvilluan orë edukative të sjelljes në rrugë, të kujdesit para semaforit dhe respektimit të vijave të bardha, ku nuk mungoi edhe ekipi i Kryqit të Kuq me simulimet e dhënies së ndihmës së parë!

Edukojmë përmes argëtimit fëmijët për të qenë qytetarë të përgjegjshëm në rrugë e drejtuesa mjeti më të vetëdijshëm kur të rriten!

DPSHTRR_Siguria Rrugore në shkollën “Sabaudin Gabrani”!

   

Shëtisim me Këndin e Sigurisë Rrugore në çdo shkollë! Ndalesa e radhës, shkolla “Sabaudin Gabrani” ku vogëlushët mësuan më shumë mbi rregullat e qarkullimit, sinjalistikat dhe dhënien e ndihmës së shpejtë me Kryqin e Kuq!

Për më shumë informacion mbi eventet e sigurisë rrugore, vizitoni: https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore

Greqia përshëndet projektin e Automoto Parkut në Elbasan!

    Kënaqësi kur fqinjët jugorë na përmendin për punë e projekte të mira, me efekt rajonal e përtej kufijve tona! Komuniteti grek i automotosportit do të jetë gjithashtu përfitues i një infrastrukture të mirëfilltë si e Automotoparkut të Elbasanit, nga pozicioni strategjik gjeografik dhe si standarde sigurie e teknike!

 

Në Top News për ndryshimin drastik të Testit të Teorisë!

    Në Zona Zero - Top News, për çfarë kemi bërë për Testin e Teorisë që ishte një kurth i qëllimshëm për ta ngelur qytetarin, një turp për ta detyruar të “gjente anën”, për Manualin e ri Zyrtar që i jep fund çorbës që e vështirësonte edhe më keq mësimin, për ushtrimin e simulimit online të Testit Zyrtar - për volumin e punës që lufton subjektivitetin dhe mistrecllëqet me patentat, dhe për bilancin

E shtuna me Autoshkollat kryesore të Elbasanit!

   E shtuna me Autoshkollat kryesore të Elbasanit - ballafaqim, takim, dëgjim, bashkëbisedim pune e diskutime mbi ide, sugjerime, nevoja, problematika, në përpjekje për të përmirësuar shpejt kuadrin rregullator dhe çdo hallkë tjetër shërbimi për sektorin por edhe për përfituesin kryesor - qytetarët!

 Kursantët para dhe pas testimit të Teorisë në DRSHTRR Tiranë!

   Kursantët, aplikantë për Leje Drejtimi para dhe pas testimit të Teorisë në DRSHTRR Tiranë, ku zhvillohen rreth 35% të testimeve në rang vendi! Vizitë pa regji, pa doreza! Shumica të qeshur, kalues, edhe që me të parën, por kemi ende problematika.

DPSHTRR përgëzon çdo nismë në ndihmë të Sigurisë Rrugore!

    DPSHTRR përgëzon çdo nismë të ndërmarrë nga të gjitha palët, institucione qendrore e vendore, apo cilido që lidhet me sektorë e si mision me përdoruesit e rrugës, për angazhimin në promovimin e sigurisë rrugore, si një investim i domosdoshëm për brezat e ardhshëm!

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga