Siguria Rrugore

You are here

Poligon Publik Testimi Dhe Një Qendër Edukimi E Formimi Për Kursantë Projekti Më I Ri I DPSHTRR

Një Poligon publik testimi manovrash parkimi në kushte optimale por edhe një qendër edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për simulime reale dhe virtuale, është projekti konkret më i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugorr në Prezë.

Një tjetër investim që provon rëndësinë e fokusit tonë tek rritja e standardeve të procesit të testimit për Leje Drejtimit, monitorimit dhe transparencës, modernizimit të proceseve të shërbimit që lidhet me autoshkollat dhe kursantët për lejedrejtimi.

Siguria Rrugore në Shkollat Kombëtare gjatë vitit shkollor 2022

Në kuadër të marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me Këndin e Sigurisë Rrugore ka shëtitur në 7 qytete (Tiranë, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Shkodër)  duke organizuar 37 evente të sigurisë rrugore, me 139 orë edukative dhe 1,623 fëmijë pjesëmarrës. 

Duke simuluar situata të trafikut rrugor, fëmijët kanë mësuar përmes lojës dhe argëtimit, mbi vijat e bardha, respektimin e këmbësorëve dhe të semaforit, për të qenë të vëmendshëm kur lëvizin vetë apo në shoqërinë e të rriturve. 

Fëmijët dhe Transporti Publik

Tek panairi i Automotive Fair Albania, për dy ditët e fundjavës, Stacioni Bashkia Tiranë - Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit priti pasagjerët e vegjël, për t'iu shpjeguar me dashuri disa rregulla të transportit publik me argëtim duke i përfshirë në role të ndryshme.

 

Forumi Start-Up & Inovacion Në Automotive Fair Albania

Gjatë zhvillimit të forumit  "Start-Up & Inovacion", në Automotive Fair Albania, ndër shumë diskutimesh, fokus kryesor patën temat mbi kreativitetin, inovacionin dhe sipërmarrësit e rinj si modele të suksesshme biznesi dhe historish frymëzimi.

Zhvillimi i teknologjisë dhe orientimi drejt komunikimit digjital, globalizimi i tregut dhe ndërveprimi i lartë me konsumatorin përtej kufijve, digjitalizimi i shërbimeve, po i shtyjnë gjithmonë e më shumë të rinjtë drejt nismave e sfidave të guximshme të sipërmarrjes.

Orët e Fundit Mësimore me Këndin Fantastik të Sigurisë Rrugore

Orët e fundit mësimore bëhen më interesante me këndin fantastik të sigurisë rrugore.

Ekipi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka shëtitur qytet më qytet, dhe ka zhvilluar orën edukative kaq të pëlqyer nga të gjithë nxënësit.

Edukimi rrugor, i cili shërben për të njohur tabelat dhe rregullat bazë të qarkullimit rrugor, duhet të nisë që në fëmijëri përmes lojës interaktive e argëtimit, për një të nesërme më të sigurt e breza më të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm në rrugë.

Investimet në Qendrën e Kontrollit Teknik në DRSHTRR Shkodër

Në qendrën e Kontrollit Teknik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, po vijojnë punimet me shtresat e resinës për dyshemetë teknologjike, për të krijuar kushte bashkëkohore pune e shërbimi, për punonjësit dhe qytetarët e këtij qarku.

Investimi po kryhet nga vetëfinancimi si ent, pjesë e paketës së ndërhyrjes transformuese të shërbimeve të transportit rrugor, në të gjithë vendin. 

 

Z. Sokol Duma- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Një e nesërme e sigurt me përdorues më të përgjegjshëm rruge, nis që në fëmijëri.

Edukimi rrugor për të njohur tabelat dhe rregullat bazë të qarkullimit, është prej kohësh pjesë e planit të veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Z. Sokol Duma, Këshilltar për Sigurinë Rrugore në Kabinetin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, referon në këtë forum mbi projektet edukative të entit dhe një sërë kanalesh të tjera ku shtrihet veprimtaria mbi sigurinë rrugore.

Z. Ervin Dervishi- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Siguria Rrugore është prioritet për GBI Health & Safety Academy.

Z. Ervin Dervishi, Drejtor i Trajnimeve në GBI, do të sjellë në forum eksperiencën e tij 17 vjeçare, në fushën e sigurisë rrugore, si pjesë e departamentit të shërbimeve të Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit. 

Z.Simon Battisti- Folës i Forumit siguria Rrugore

Një tjetër referues në forumin mbi sigurinë rrugore Z.Simon Battisti, do të trajtojë projektimin e qyteteve me hapësira të sigurta për fëmijët, dhe rëndësinë e përfshirjes së anëtarëve të komunitetit në planifikimin urban të qytetit.

Ky dizajnim në bashkëpunim, nxit ndjenjën e përgjegjësisë me objektivin për të rezultuar në hapësira publike më të mira për të gjithë.

Z. Battisti është Drejtor i “Qendrës Marrëdhënie” që ndodhet në Tiranë dhe punon mbi projektimin e rrugëve pranë shkollave, me mbështetje nga GIZ  Albania.

Z. Labeat Matoshi- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Kërkimi bashkëkohor shfrytëzon mundësitë e ofruara nga teknologjia për të reduktuar përplasjet dhe incidentet serioze gjatë udhëtimit me mjet. Realiteti virtual është një vlerë e shtuar potencialisht e lartë, që na prezantohet në këtë forum përmes krijimit të Z. Labeat Matoshi.

Zhvillimi i një simulatori makine në platformën VR, prej tij, ka për qëllim asistimin dhe ndihmën e studentëve të autoshkollave.

Tashmë përmes VR Drive, është simuluar si mjeti ashtu edhe një pjesë e rrugëve të Prishtinës, rrugë malore dhe parkimi, për t’u sfiduar dhe praktikuar.

Z. Kai Assing- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Kur rregullat bëhen pjesë e kulturës dhe e sjelljes së përditshme, rreziqet reduktohen por edhe aksidentet parandalohen në një masë të konsiderueshme.

Për këtë  çështje dhe shumë të tjera me Z. Kai Assing, Zëvendës Drejtor i Divizionit "Siguria rrugore" në Gjermani, do të diskutohet në forumin e sigurisë rrugore.

Z. Assing merret me projektet e Sigurisë Rrugore, Koordinimin e Kërkimeve për Sigurinë Rrugore, Fushatat dhe Programin Federal të Sigurisë Rrugore, Aktivitetet Ndërkombëtare të Sigurisë Rrugore, etj.

Z. Gledis Nano- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Forumi i Sigurisë Rrugore do t’u sigurojë pjesëmarrësve një kuptim praktik se si mund të kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe në rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë çështje me rëndësi të madhe publike.

Një nga folësit e Forumit mbi Sigurinë Rrugore, do të jetë Z. Gledis Nano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Z. Blendi Gonxhja- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Përgjegjësitë dhe vizioni i transformimit të sektorit të transportit rrugor, mban në bërthamën e vet të lëvizjes, si hartues të politikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, qytetarin.

Duke ia lartësuar standardet e munguara prej kohësh, ky sektor sjell në këtë forum, përmbledhje dinjitoze e të plota të mundësive dhe mekanizmave të zhvillimit të lëvizshmërisë dhe sigurisë rrugore.

Forumi i Sigurisë Rrugore në Automotiv Fair Albania më 18 Qershor

Edhe 11 ditë na ndajnë nga eventi i Automotiv Fair Albania.

Një tjetër forum i rëndësishëm që do të zhvillohet pranë këtij eventi, është ai i "Sigurisë rrugore". Ky forum do zhvillohet nga ekspertë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore vendase dhe të huaj, më datë 18 qershor, ora 17:00.

Forumi do t’u sigurojë pjesëmarrësve një kuptim praktik se si mund të kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe në rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë çështje me rëndësi të madhe publike.

Mini Gran Premio / Çmimi i Madh i Tiranës në Automotive Fair Albania

Aktivitet i organizuar prej vitesh nga Old Cars Club Bari, gara me makinat prej druri, për herë të parë, do të vijnë në Tiranë që vogëlushët të përjetojnë emocionet automotive të pilotëve në pistë.

Ky aktivitet do të zhvillohet në datat 18-19 qershor, ora 09:00, në Expocity, bashkë me shumë surpriza të tjera.

Për më shumë informacion, vizitoni: www.automotivefairalbania.al

 

 

Këndi i Sigurisë Rrugore në qytetin e Vlorës

Edukimi nëpërmjet argëtimit, për mësimin e nocioneve të sigurisë rrugore dhe simulimi i situatave të trafikut është në fokusin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Këndi i Sigurisë Rrugore ishte kësaj rradhe në Vlorë, në ambientet e jashtme të shkollës së mesme industriale "Pavarësia", ku nxënësit mësuan mbi rregullat e qarkullimit rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore në hapësirën e posaçme që simulon një qytet të vogël me sinjalistikat e duhura rrugore.

Nga 6 Qershori - Leje Qarkullimi e re!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sërish vjen me lehtësi e risi për të gjithë individët që zotërojnë një mjet!

Duke filluar nga dita e Hënë, 6 Qershor, do të ketë një Leje Qarkullimi të re të mjetit.

  • Çfarë avantazhesh do të kenë qytetarët?

- Aktualisht kushtojnë 3,500 lekë Leja e Qarkullimit, Certifikata e Pronësisë dhe Leja Ndërkombëtare e mjetit. Leja e re që do të unifikojë dokumentet e mjetit në një do të kushtojë 2,100 lekë. Çdo qytetar do kursejë 40% të vlerës së mëparshme.

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për festën e "1 Qershorit" uron të gjithë fëmijët, të kalojnë një festë të gëzueshme me buzëqeshje dhe dashuri.

Prej më shumë se dy vitesh, kjo drejtori ka ndërmarrë një sërë nismash dhe fushatash për edukimin e brezave, me kulturën e lëvizjes dhe rregullat e trafikut, si një domosdoshmëri për t’u rritur të sigurt dhe sa më aktiv, e fizikisht të shëndetshëm.

Këndi i Sigurisë Rrugore në Automotive Fair Albania

 

Këndi i Sigurisë Rrugore  nuk do ti mungojë edicionit të parë të Automotive Fair Albania. 

Improvizimi i rrugës me gjithë elementet e saj dhe së bashku me botimet zyrtare e konceptet bazë për edukimin rrugor, do jenë të vendosur në hapësirën dedikuar fëmijëve.

Edukimi i hershëm hedh hapat për breza më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm në rrugë.

Për më shumë informacion vizitoni: www.automotivefairalbania.al

Të njohim tabelat e sinjalistikës rrugore

Ditët e fundit të shkollës, bëhen më interesante kur mëson në mënyrë argëtuese mbi sigurinë rrugore, tabelat e qarkullimit rrugor dhe sjelljen si pedalues, këmbësorë apo drejtues mjeti.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor së bashku me Kryqin e Kuq Shqiptar, janë angazhuar për t’ua bërë fëmijëve sa më të qartë dhe të thjeshtë edukimin mbi rregullat bazë të qarkullimit rrugor.

Edukimi për sigurinë rrugore nis që në fëmijëri për të qenë qytetarë të përgjegjshëm nesër.

 

Siguria Rrugore i bashkohet konkursit "Të sigurt mbi 2 rrota"!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, me programin e saj mbi edukimin e sigurisë rrugore, ishte pjesë e konkursit kombëtar edukativ, "Të Sigurt Mbi Dy Rrota" 2022, edicioni i 11-të, si pjesë e 5 stacioneve konkurruese.

Mes emocioneve të garës dhe dëshirës për të fituar, nxënësit e shkollave Servet Agolli (Pogradec), Jani Minga (Vlorë) dhe Ismail Qemali (Shkodër), treguan më së miri qytetarinë që duhet të tregojë një përdorues i rregullt i rrugës, duke respektuar sinjalistikën rrugore.

Këndi edukativ i sigurisë rrugore stacioni nr 4 në konkursin kombëtar -Të sigurt mbi dy rrota

 Ditën e shtunë,  këndi edukativ i sigurisë rrugore, iu bashkua finales së madhe të konkursit kombëtar, "Të sigurt mbi dy rrota" si stacioni numër 4,  konkurs i organizuar nga Aca Club.

 Ky aktivitet kompetitiv midis shkollave 9 vjeçare të vendit tonë, ka në fokus sjelljen korrekte në rrugë, njohjen e sinjalistikave dhe sensibilizimin mbi rreziqet që mbart një përdorues rruge.

Siguria Rrugore në shkollën "Emin Duraku", Tiranë!

Vijon projekti “Të Sigurt për në Shkollë, Të Sigurt për në Shtëpi”! Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore u mirëprit nga nxënësit e klasës së katërt të shkollës "

Aksidentet Rrugore Janar-Mars 2022!

Edhe tremujori JANAR-MARS 2022 konfirmohet shumë POZITIV!

    Arts & Crafts me temë mbi Sigurinë Rrugore, në kampin e Borshit!

    Arts & Crafts me temë mbi Sigurinë Rrugore, në kampin e Borshit! Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vijon të jetë e përkushtuar me zemër në këtë projekt, ku është fort e bindur që edukimi që në moshë të vogël, është mënyra më efektive për të sjellë ndryshim të mirëfilltë!

    Certifikatë pjesëmarrje në Këndin Edukativ të Sigurisë Rrugore!

    Fëmijët të cilët marrin pjesë në Këndin Edukativ të Sigurisë Rrugore, pasi përfundojnë cirkuitin, pajisen me një Certifikatë pjesëmarrje të personalizuar!

    Pages


    Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga