Përgjegjesi Sociale

You are here

Maratona e Tiranës 2024 

Maratona e Tiranës 2024 

 Për të pestin vit rradhazi DPSHTRR pjesë e eventit që bën bashkë të gjithë ata që e duan dhe promovojnë jetën e shëndetshme pranë aktivitetit sportiv!

 42 km, 21 km, 10 km apo 2.3 km të gjithë bashkë për një qëllim: Jetë e shëndetshme!

Çdo ditë është ROZË, Tetori na e kujton këtë gjë!

Çdo ditë është ROZË, Tetori na e kujton këtë gjë!

ROZË për të gjitha ato që po luftojnë!

ROZË për të gjitha ato që kanë fituar betejat!

ROZË për të gjitha ato që luftuan fort por nuk ja dolën!

 Duaje jetën, parandalo përmes kontrolleve të hershme!

Muaji për të kujtuar rëndësinë e kujdesit për veten dhe ata që duam!

 Tetori është muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit! Muaji për të kujtuar rëndësinë e kujdesit për veten dhe ata që duam!

 Le të jemi së bashku në këtë betejë, të mbështesim ata që janë prekur dhe të punojmë për një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë. Çdo veprim, sa i vogël qoftë, ka rëndësi! 

Për gratë dhe vajzat, FORCA LËVIZËSE E SHOQËRISË SONË!  

Për gratë dhe vajzat, FORCA LËVIZËSE E SHOQËRISË SONË!  

 Sensibilizohemi dhe i gjendemi pranë të gjithë heroinave të heshtura, të cilat përveç sfidave të përditshmërisë mund të kenë fatin e keq të përballen me armikun e pabesë jetë marrës, kancerin e gjirit!

Çdo TETOR ROZË, sportelet e të gjithë DRSHTRR-ve qoftë meshkuj apo femra veshin ROZË për të rikujtuar se:

 Kontrollet e hershme, parandalojnë, shpëtojnë jetë;

 Lajme të mira nga Saranda, ku investimi më i fundit që do të prezantohet në vijim provon edhe njëherë tjetër rëndësinë e përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe të bashkëveprimit ndërinstitucional dhe me sektorin privat, me një fokus të vetëm!

 Lajme të mira vijnë nga Saranda, ku investimi më i fundit që do të prezantohet në vijim provon edhe njëherë tjetër rëndësinë e përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe të bashkëveprimit ndërinstitucional dhe me sektorin privat, me një fokus të vetëm: MIRËQENIEN E QYTETARËVE!

 Falë iniciativës së Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Sarandë Z. Elidon Onjea dhe bashkëpunimit të:

ARRSH Drejtoria e Rajonit Jugor, Bashkia Finiq, 

 Dita Ndërkombëtare e Dhuruesëve të Gjakut!

 Dita Ndërkombëtare e Dhuruesëve të Gjakut!

 Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesëve të Gjakut, DPSHTRR gjen mundësinë për të falenderuar me përulësi çdo anëtar të stafit të saj për ndjenjën e solidaritetit, përgjegjësisë dhe dhembshurisë të treguar ndaj atyre që kanë më shumë nevojë!

 Gjaku juaj është një dhuratë e çmuar që sjell shpresë dhe shërim tek ata që kanë nevojë!

3 QERSHOR - Dita Ndërkombëtare e Biçikletës 

3 QERSHOR - Dita Ndërkombëtare e Biçikletës 

 DPSHTRR, edhe pse një ent me veprimtari në fushën e automotorizimit, e ka vërtetuar prej kohësh tanimë përmes fushatave, masave dhe projekteve të ndërmarra që është i fokusuar drejt promovimit të zgjidhjeve të qëndrueshme.

Ndaj në ditën ndërkombëtare të biçikletës risjellim në vëmendjen tuaj disa arsye se përse duhet të rrisim përdorimin e saj:

Dhuro gjak, shpëto jetë!

 Mirënjohës dhe falenderues ndaj stafit të DRSHTRR Berat dhe Drejtorisë së Përgjithshme që edhe njëherë tjetër dëshmuan rëndësinë e vlerave njerëzore dhe solidaritetit!

 Bëhemi zëri i atyre që nuk kanë dot mundësi të shprehen dhe bëjmë thirrje për këdo që ka mundësi: Dhuro gjak, shpëto jetë! 

 Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty!

 Në solidarizim të Ditës Botërore të Shëndetit, DPSHTRR dhe Qëndra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut bashkuan fuqitë dhe realizuan një fushatë dhurimi gjaku!

 Në solidarizim të Ditës Botërore të Shëndetit, DPSHTRR dhe Qëndra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut bashkuan fuqitë dhe realizuan një fushatë dhurimi gjaku!

 Prej vitesh tashmë, stafi i Drejtorisë së Përgjithshme dhe i Drejtorive Rajonale japin vazhdimisht kontributin e tyre vullnetar për t’u ardhur në ndihmë komunitetit me sëmundje kronike apo të tjerëve në momente kritike të jetës së tyre! 

DRSHTRR Dibër në përmbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit ndërmori nismë e dhurimit ndaj komunitetit në nevojë!

 Aktet e bamirësisë janë ato që na afrojnë më shumë me komunitetin, që nxisin frymën e unitetit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë!

 Falenderojmë ekipin e DRSHTRR Dibër, që në përmbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit treguan ndjeshmëri ndaj komunitetit në nevojë dhe për solidaritetit që prej ngahera tregojnë duke ndërmarrë të tilla nisma dhurimi!

 Përmes akteve të vogla ndezim një dritë shprese për ata në nevojë!

Dhuro gjak, shpëto jetë!

Fotot flasin vetë për solidaritetin e ekipit tonë për fëmijët talasemikë, ku të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë që mbart kjo nismë sa humanitare aq edhe qytetare, shumë punonjës të DPSHTRR dhanë kontributin e tyre vullnetar në përkrahje të kësaj nisme.

Një falenderim dhe mirënjohje stafit të përkushtuar të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për profesionalizmin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre humane!

BëhuHero për dikë që ka nevojë për ty!

Marrëveshje bashkëpunimi midis DPSHTRR dhe MAS!

Me qëllimin e përbashkët për të promovuar fuqimisht edukimin rrugor përmes njohurive dhe materialeve të certifikuara sipas standarteve ndërkombëtare, nënshkruam marrëveshjen e përbashkët për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së re të Edukimit për Sigurinë Rrugore në arsimin parauniversitar u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Prej vitit 2019 kemi organizuar 142 evente në 25 qytete me rreth 7,976 fëmijë pjesëmarrës e ndërsa falë kësaj marrëveshjeje ky bashkëpunim do të

Këndi i sigurisë rrugore ndaloi në një stacion shumë të veçantë në atë të “Shtëpisë së Foshnjes” në Durrës.

Dedikojmë pak nga koha jonë, për ata që kanë nevojë më së shumti për dashuri dhe mbështetje.

U argëtuam shumë duke ngjyrosur sinjalistikën rrugore dhe duke bërë xhiro me biçikletë sipas rregullave të qarkullimit!

Me shumë dashuri shpërndamë dhurata, veshje e ëmbëlsira të cilat ndezën zemrat e vogla dhe të çiltra. Fëmijët janë gëzimi i jetës, ata kanë nevojë për dashuri dhe të ndihen të sigurt për të ardhmen që i pret.

RETRO miqësore me Katërputroshat!

Ata janë çdo herë me ne, ndjekës besnik të festave RETRO e të aktiviteteve publike, dashuri e shokë të njeriut, krijesa fantastike që na bëjnë më të mirë e më të gëzuar në jetën tonë!

Kush kujdeset për kujtime e nostalgji, patjetër di të kujdeset për katërputroshat, të cilët nuk mjafton vetëm ti duam e trajtojmë siç duhet por edhe ti mbrojmë kur ecim në timon, ti shpëtojmë e mirëmbajmë!

 

Solidarizim për ngjarjen e tërmetit në kufirin Turko-Sirian!

Ekipi ynë u solidarizua me dhimbjen e ngjarjes tragjike të tërmetit në kufirin turko-sirian, ku në të gjitha drejtoritë rajonale, flamuri shqiptar u ul në gjysëm-shtizë dhe u ndezën qirinj për të përkujtuar viktimat.

Lutemi dhe i qëndrojmë pranë popullit turk dhe sirian në këto ditë të vështira. 

Ora Edukative e Sigurisë Rrugore Për Vitin 2023 Nisi Me Nxënësit e Shkollave "Katund i Ri" Në Kashar Dhe "Alush Bardhi" Në Farkë

Rinisën për këtë vit aktivitetet e Sigurisë Rrugore me shkollat "Katund i Ri" në Kashar dhe "Alush Bardhi" në Farkë. 

Fëmijët mësuan rregullat bazë të sigurisë rrugore nga ekipi i specializuar i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e më pas kaluan në cirkuitin e improvizuar për t'u njohur me tabelat kryesore të qarkullimit.

DPSHTRR dhe Bashkia Elbasan Mbështetje për Familjen Skora në Fshatin Karalluk të Elbasanit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja së bashku me stafin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe me Kryetarin e Bashkisë Z.

Ekipi i DRSHTRR Berat Dhuron

Ekipi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, shembull dhe aktiv ndaj përgjegjësisë sociale.

Drejtoria Rajonale  e Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat u erdhi në ndihmë disa prej familjeve më në nevojë, për t’u ngrohur sado pak sofrat dhe zemrat këtë fundvit!

 

DRSHTRR Korçë dhuron lodra për fëmijët e vegjël të kopshtit "Stinët"

Momentet festive nga ekipi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve Të Transportit Rrugor Korçë ku shkëmbyen buzëqeshje në ditët e gëzuara të fundvitit me fëmijët e vegjël të kopshtit "Stinët"me lodra e pako!

 

Stafi i DRSHTRR Shkodër Dhuron Për Familjet Në Nevojë

Këtë fundjavë, ekipi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër u solidarizua vullnetarisht për të kontribuar me ndihma ushqimore për të qenë sa më afër dhe për të plotësuar sadopak sofrat e familjeve në nevojë në këto ditë festash!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon ekipin e kësaj drejtorie rajonale për këtë veprim solidar! 

 

 

 

DPSHTRR në Universitetin e Tiranës për Workshopin e Organizuar me Temë “Menaxher Marketingu në Shqipëri”

Së shpejti, në sajë të marrëveshjes mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Fakultetit të Ekonomisë të Universiteti i Tiranës, do të rrisim bashkëpunimin për zhvillimin e praktikave profesionale me studentët, të cilët do të njihen më afër me tregun e punës dhe shërbimet që ofrohen në administratën publike, domosdoshmërinë e të rinjve të kualifikuar në fushat e komunikimit dhe marketingut digjital për përmirësimin e shërbimeve me qytetarët e shumë projekte të reja e mundësi trajnimesh e anketimesh mbi shërbimin.

Gëzuar Ditën Kombëtare të Rinisë

Dhurata më e bukur që mund t'i bëjmë një kombi, është një rini e edukuar dhe plot me ëndrra për të ardhmen!

Gëzuar Ditën Kombëtare të Rinisë!

Festat e fundvitit erdhën në DRSHTRR Berat

Dhjetori 2022 e gjen Beratin me drejtorinë e re rajonale të shërbimeve të transportit rrugor, me kushte optimale për qytetarët e subjektet që shërbehen si edhe për punonjësit e kësaj drejtorie.

Videoja e mëposhtme është përgatitur nga stafi i kesaj drejtorie:  https://fb.watch/hgEHQxIlUf/

Automotorizimi Shqiptar ju uron Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Le të përkujtojmë sot rrugën e gjatë të përshkruar e të festojmë atdhedashurinë kudo që ndodhemi.

Urimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor  bashkohen në këto data të shënuara për Shqipërinë.

Gëzuar shqiptarë!

Një video përshëndetëse:  https://www.youtube.com/shorts/6b2Nb2y9dlI

Stafet e DRSHTRR Berat dhe Elbasan Dhurojnë Gjak

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Trasnportit Rrugor Berat dhe Elbasan vazhdojnë traditën e familjes së madhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Gjithmonë krah atyre që kanë nevojë për gjak duke treguar qytetari dhe humanizëm.

Faleminderit nga ekipit që u solidarizua me këtë nisëm!

Bëj dhuratën që shpëton jetë, dhuro gjak.

Ora e Sigurisë Rrugore me Fëmijët e Shkollës Jo-Publike “ELITE”, në Vlorë

Shirat nuk e pengojnë programin tonë edukativ!  U zhvillua ora e sigurisë rrugore me fëmijët e shkollës jo-publike “ELITE”, në Vlorë, me ushtrimet në klasë, në pamundësi të simulimit jashtë. 

Si pedalues, këmbësorë dhe si shofera nesër, duhet që qysh të vegjël të njihemi me rregullat dhe rrezikun e përdorimit të rrugës, me sinjalistikën bazë e me rëndësinë e kujdesit për veten dhe për të tjerët.

Rezultate Pozitive në Uljen e Viktimave në Aksidentet Rrugore

Rezultatet pozitive nuk bien nga qielli, ato arrihen me punë.

Bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Policisë Rrugore, krah për krah me organizatat vullnetare të Edukimit mbi Sigurinë Rrugore e Trafikun, ka sjellë një shkallë të re ndërgjegjësimi e vetëdijeje mbi rrezikun dhe përgjegjësinë, mbi sjelljen në qarkullim rrugor, duke paraprirë panoramën fantastike të rënies së qendrueshme të aksidenteve rrugore.

Krahasuar me një vit më parë, në 9-mujorin e 2022-shit, 29 jetë njerëzish të fituara. 

Aktivitet në Javën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore

Në Javën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Policinë Rrugore, Kryqin e Kuq Shqiptar, Bashkia Tiranë, GBi & Safety Academy dhe Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania"- SCPA, Task-Forca e Transportit Rrugor, sjellin një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese mbi sigurinë rrugore.

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në Shkollën "Skënder Libohova" dhe "Gjergj Kastrioti" në Lushnjë dhe Krujë

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore vijon rrugëtimin me orët edukative në mbarë Shqipërinë.

Ndalesa e radhës ka qenë në qytetin e Lushnjës me shkollën "Skënder Libohova" dhe në Krujë me shkollën "Gjergj Kastrioti". 

Qëllimi i këtij programi është të mësojë rregullat bazë të qarkullimit rrugor duke u njohur më nga afër me tabelat dhe sinjalistikat, situatat në trafik me semaforin, kthesat, rrethrrotullimet, vijëzimet për kalimin e këmbësorëve e përparësitë në rrugë.

Edukimi që nis që në vegjëli, na bën qytetarë shumë të përgjegjshëm të së nesërmes.

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga