Orët edukative të Sigurisë Rrugore bashkohen në Festivalin e Skulpturave të rërës në Velipojë

You are here

Orët edukative të Sigurisë Rrugore bashkohen në Festivalin e Skulpturave të rërës në Velipojë

Orët edukative të Sigurisë Rrugore i bashkohen aventurës së radhës në Festivalin e Skulpturave të rërës në Velipojë.

Në datat 24-27 Gusht, artistë ndërkombëtarë nga e gjithë bota, do t’i bashkohen këtij eventi, i cili organizohet për herë të parë në Shqipëri.

Kjo është një mundësi e mirë, që teksa eksploroni skulpturat gjigande dhe pak plazh në rërën fantastike të Velipojës, fëmijët tuaj të angazhohen në një aktivitet zbavitës dhe edukativ.

Këndi i Sigurisë do të simulohet përmes një rruge, e cila do të kalohet me instruktorët dhe ambasadorët e sigurisë rrugore të trajnuar të stafit tonë, ku do të mësojmë tabelat dhe sinjalistikat kryesore që hasim si këmbësorë e jo vetëm. 

Bashkohuni në Velipojë, siguria rrugore është e rëndësishme në çdo moshë.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga