Përfundoi me sukses edicioni i pestë-të i South Outdoor Festival

You are here

Përfundoi me sukses edicioni i pestë-të i South Outdoor Festival

Edicioni i pestë-të i South Outdoor Festival u mbyll me sukses.

Kjo fundjavë e gjatë shënoi momente të bukura, të mbushura me kujtime për të gjithë pjesëmarrësit e këtij festivali, i cili ofroi aktivitete pa fund për çdo grupmoshë. 

Një ndër aktivitetet edukuese përmes lojës ishe edhe këndi i sigurisë rrugore, në të cilin për 5 ditët, u realizuan 30 orë edukuese për fëmijët pjesëmarrës në kamp.

U ndërtua cirkuiti, i cili simulon rrugë reale, me sinjalistika bazike që gjithsecili prej nesh, në çdo moshë duhet t'i dijë. Krahas informacioneve, këshillave dhe praktikës me biçikletë në cirkuit, fëmijët ngjyrosën, prenë me gërshërë punëdore me sinjalistikat e sigurisë rrugore, krijuan e ngjitën me letra, rrugët, lagjen, shkollën e tyre.

Ky aktivitet bëri bashkë të gjithë fëmijët pa dallim moshe dhe aftësie. Pas përfundimit të aktivitetit, secili prej tyre, u pajis me certifikata pjesëmarrjeje, për të  theksuar se edukimi që në moshë të vogël është mënyra më e mirë për te krijuar zakone të mira e afatgjata.

Gjithashtu, turistët e huaj e vizitorët gdhendën dedikimet e tyre në punishten e targave suvenir, një kujtim i veçantë për t’u marrë me vete.

Fondet nga shitja e targave suvenir do të shkojnë si ndihma për popullin ukrainas.

 

Siguria Rrugore në South Outdoor Festival!




Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga