Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, shtetet e europës festojnë, në formën më të pazakontë “Javën Europiane”, nën moton e distancimit social por që në fakt i bashkoi njerëzit edhe më shumë në këtë kohë.
Prej dy muajsh duke jetuar mes kujtimeve, pasioneve dhe dëshirave dhe duke vlerësuar rëndësinë e çdo momenti të të bukur, emocionet u ndezën nga nostalgjia.
Megjithatë, koncepti i izolimit nuk është i panjohur për Shqipërinë e vogël, historia e së cilës, ka udhëtuar vite më parë mes peripecive dhe mbylljes së kufijve.
Sisteme të ngritura mbi izolimin e ndjesive dhe dëshirave, ku shprehja e individualitetit, të bukurës dhe të huajës shihej, si një kërcënim ndaj vendit dhe dënohej ashpër, një realitet që për, disa njerëz, me shpirt rebel e të padakordësuar me depersonalizimin në seri gjatë periudhës së komunizmit, gjetën rrëkeza lirie për të fshehur pasionet e tyre për artin, muzikën.
Pavarësisht se në dukje mjetet mbuloheshin nga tenda të arnuara, mjeshtrat dhe dashamirësit udhëtuan me mjetet e pakta të asaj kohe.
Dikur një komunitet i padukshëm dhe i pluhurosur në vitet e harresës, prej tashmë 1 viti, komuniteti "Retro" i krijuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Shërbimeve të Transportit Rrugor, përkrahës i vetëdijes qytetare në këtë ditë kuptimplotë të "Javës Europiane".
Ndonëse të lëna jashtë vëmendjes publike për kaq shumë kohë, mjetet historike shqiptare do fitojnë shumë shpejt të drejtat, si mjete historike të merituara.
Muzeu lëvizës simpatik i koleksionit Retro udhëton në trajtën e një parade surprizë, në rrugët kryesore të kryeqytetit, ku dashamirësit e nostalgjisë e sodisin nga dritaret dhe ballkonet. Një paradë me modele të ndryshme mjetesh që pasurojnë me ngjyra jete rrugët e qeta të Tiranës dhe manifestojnë shpresën në sytë kureshtarë duke rikujtuar sërish se kufijtë gjeografik nuk e humbin kurrë besimin.