Fondi i Mbledhur Nga Shitja e Targave Suvenir DPSHTRR Ia Dedikon Ukrainës

You are here

Fondi i Mbledhur Nga Shitja e Targave Suvenir DPSHTRR Ia Dedikon Ukrainës

Çdo ndihmë është një akt fisnik, dhe ju tuajin e keni shprehur përmes porosive të targave suvenir, menjëherë pasi fondi i këtyre targave suvenir iu dedikua Ukrainës.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor mundësoi që vlera e grumbulluar nga shitja e këtyre targave, xhest simbolik por shumë domethënës, të shkonte si ndihmë ndaj popullit të Ukrainës duke ia dorëzuar këtë fond Ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri, Z. Volodymyr Shukrov, me praninë e Kryetarit të Bashkisë Fier, Z. Armando Subashi si pritës i aktivitetit OldTimer & Retro Fest2022.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon janë për të gjithë ju që përmes përdorimit të platformës së porosive të targave suvenir, dhe po ashtu komunitetit Retro e Oldtimers Prizreni, treguat sesi në qendër të këtyre aktiviteteve dhe akteve të miqësisë, qëndrojnë vlerat më të larta të humanitetit.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga